Ministria e Shëndetësisë: Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi

Nga A2 CNN
22 Mars 2020, 22:23 | Aktualitet
Ministria e Shëndetësisë: Shënohet viktima e tretë nga

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë.

https://a2news.com/2020/03/23/viktima-e-5-nga-koronavirusi-ne-vend-nderron-jete-61-vjecari/

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.
71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.

Ai bëhet personi i tretë që humb jetën nga koronavirusi i ri COVID-19 në Shqipëri, ndërkohë që numri i rasteve të konfirmuara nga autoritetet ka arritur në 89. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos