Ndërron jetë 43-vjeçari, shkon në 4 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 08:47 | Aktualitet
Ndërron jetë 43-vjeçari, shkon në 4 numri i viktimave nga

Ministria e Shëndetësisë raporton se ka shkuar në 4 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë.

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar i cili ishte shtruar në Spitalin Infektiv.

43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit, nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë në Spitalin Infektiv dhe një pacient 71-vjeçar me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos