Ministria ruse e mbrojtjes pretendon marrjen e qytetit Melitopol në Ukrainë

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2022, 08:37 | Bota
Ministria ruse e mbrojtjes pretendon marrjen e qytetit Melitopol në

Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Melitopol në rajonin jugor të Ukrainës në Zaporizhzhya, thonë agjencitë ruse të lajmeve Interfax dhe Sputnik duke cituar ministrinë e mbrojtjes të vendit.

"Në mbrëmjen e 26 shkurtit, pas një zbarkimi amfib pranë lokalitetit të populluar të Azovskoye në Ukrainë, njësitë ruse ishin në marshim dhe hynë në Melitopol, pa hasur asnjë rezistencë. Banorët e Melitopolit mirëpritën trupat ruse që lëviznin nëpër qytet. Disa qytetarë të moshuar dolën në rrugë, duke valëvitur flamuj të kuq”, tha ministria e mbrojtjes.

Melitopol është një qytet me madhësi mesatare pranë portit kryesor ukrainas të Mariupolit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos