“Miqësitë nuk i zgjedhim rastësisht, por sipas pasioneve që zotërojmë”, Dita Jonë nis sezonin e ri

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 07:49 | Lifestyle
“Miqësitë nuk i zgjedhim rastësisht, por sipas pasioneve

“Miqësitë nuk i zgjedhim rastësisht, por sipas pasioneve që zotërojmë”. Këtë shprehje nga shkrimtari italian, Alberto Moravia, zgjodhi “Dita jonë” për të çelur sezonin e ri televiziv, nën e drejtimin e Aulona Mingës dhe Drini Zeqos.

Alberto Moravia është ndër emrat më të rëndësishëm të letërsisë italiane dhe europiane të shekullit të 20-të. Pas një sërë përvojash në publicistikë dhe në prozën e shkurtër, më 1929 u botua romani shumë i suksesshëm i tij “Indiferentët”, që u pasua nga mjaft romane e vëllime me tregime, drama e përmbledhje eseistike.

Shumë nga romanet e tregimet e Moravias janë bërë edhe filma nga regjisorë të rëndësishëm të pas Luftës së Dytë Botërore. Mendohet se Moravia ka fituar 17 kandidime për çmimin Nobel për letërsinë, por nuk e fitoi asnjëherë. Në vitin 1984, u zgjodh si kandidat i pavarur në Parlamentin Europian, ndërsa një vit më vonë, iu dha titulli “Personalitet Europian”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos