
Nuk ka paqe për Romelu Lukakun. Vetëm pak ditë pasi lojtari është rikthyer me skuadrën, ai ka pësuar një tjetër dëmtim muskular që parashikohet ta mbajë sërish larg fushës së blertë.
Lajmin e bëri publik vetë faqja zyrtare e Interit që me anë të një komunikate njoftoi tifozët për lajmin e keq. Në postim shkruhet se Lukaku ka ndjerë një dhimbje në seancën e fundit stërvitore dhe ka bërë disa kontrolle shtesë për të parë gjendjen fizike.
Ekzaminimet treguan se ka një një hapje të plagës së mëparshme në tendinën e kofshës së majtë dhe gjendja e tij do të vlerësohet vetëm në ditët në vijim.
Romelu Lukaku nuk do të udhëtojë me skuadrën për duelin e fundit me grupet e Champions League, ndonëse Inter e ka siguruar kualifikimin më tej.
Megjithatë, ajo që shqetëson më shumë teknikun Simone Inzaghi janë dyshimet nëse ai do të jetë i gatshëm në fundjavë ndaj Juventusit.
Dëmtimi i 29-vjeçarit ka shqetësuar jo pak dhe kombëtaren belge që një muaj para Kupës së Botës duhet të mendojë për zëvendësuesin e shtatlartit. (A2 Televizion)