Miqësorja me Italinë, mungojnë Gjimshiti e Balliu, Broja rrezikon

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2022, 09:51 | Futboll
Miqësorja me Italinë, mungojnë Gjimshiti e Balliu, Broja rrezikon

Dy emra të rëndësishëm do të mungojnë ndaj Italisë, teksa një i tretë rrezikon të mos jetë i gatshëm. Miqësorja e luksit me Italinë humbet disa prej protagonistëve të mëdhenj të Kombëtares.

Berat Gjimshiti dhe Ivan Balliu nuk do të jenë në gjendje t’i përgjigjen ftesës së kuqezinjve, për testet e muajit nëntor. Klubi i Atalantës në Serie A dhe Rayo Vallecano në La Liga njoftuan federatën e futbollit se dy futbollistët janë të dëmtuar dhe do ta shfrytëzojnë periudhën e pauzës për t'u rikuperuar.

Edhe Armando Broja rrezikon të mos jetë i gatshëm për duelin e kësaj të mërkure me të kaltrit. Sulmuesi i Chelsea vuan prej një dëmtimi muskulor dhe iu nënshtrua vizitave të specializuara me stafin mjekësor të Kombëtares.

Aktivizimi i tij mbetet në dyshim serioz dhe vendimi do të merret në orët në vazhdim. E njëjta situatë edhe për Kristal Abazaj-n, që pas ndeshjeve jozyrtare me Arabinë Saudite dhe Katarin, fitoi besimin e trajnerit Reja për të qenë pjesë e kuqezinjve.

Në situatën e krijuar me mungesat, Kombëtares i shtohen dy lojtarë të tjerë nga kampionati. Bëhet fjalë për futbollistët e Partizanit, Tedi Cara dhe Xhuliano Skuka, duke i bërë të kuqtë klubin më të përfaqësuar, me katër futbollistë së bashku me Andi Hadrojn dhe Eneo Bitrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos