
Është miratuar në Kuvend paketa antishpifje, e cila ka shkaktuar shumë debate ditët e fundit.
80 deputetë kanë votuar pro këtij ligji, 14 kanë votuar kundër, ndërsa 8 kanë abstenuar.
Socialistët argumentuan se ndryshimet synojnë të formalizojnë tregun “online” duke mbrojtur qytetarët. Shqetësimet e gazetarëve dhe ndërkombëtarëve, sipas tyre, janë adresuar.
Pavarësisht ndryshimeve që mazhoranca pretendon se ka bërë deri në moment të fundit, nuk ka gjetur zgjidhje një nga pikat më shqetësuese të ligjit, ajo e pagesës së gjobës pa pritur të shprehet gjykata.
Nga ana tjetër, ndërkombëtarët kërkuan reduktim të gjobave, por amendamentet e fundit të paraqitura nga grupi socialist shkojnë në drejtim të kundërt, duke e rritur tavanin nga 400 në 600 mijë lekë për portalet, ndërsa për televizionet mbeti i pandryshuar, 1 milion lekë.
Kush kapet në shkelje më shumë se 3 herë në vit, gjobitet akoma më rëndë. (A2 Televizion)