Humbja 0-4 në “Fadil Vokrri” ishte një prej më të thellave për përfaqësuesen e Kosovës, e cila nuk arriti, ashtu si edhe Shqipëria, të kualifikohej për në fazën finale të Euro 2020.
Anglezët arritën të shënonin katër herë duke treguar superioritetin e tyre në krahasim me skuadrën vendase, por atmosfera në stadium ishte e jashtëzakonshme, duke befasuar edhe mediat britanike.
“Nuk kemi pasur asnjëherë një pritje të tillë”, shkruan “The Guardian” në komentin e ndeshjes, duke treguar fotografinë e tribunave plot me flamuj anglezë dhe pankarta ku tregohet mirënjohja e popullit kosovar ndaj Anglisë për periudhën e luftës. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )