
Gjatë ditëve të fundit Fondi Monetar ndërkombëtar po zhvillon një mision në Tiranë. Përfaqësues të FMN, kryesuar nga shefi i misionit, Jan Kees Martijn, janë pritur në takime nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ministrja e Financave dhe përfaqësues të tjerë të këtij dikasteri, por edhe me përfaqësues të opozitës.
Temat e diskutimit kanë qenë çështje të ndryshme lidhur me ecurinë e ekonomisë së vendit, pritshmëritë për vitin 2019, faktorët e rritjes ekonomike, inflacioni, kursi i këmbimit, etj. Po ashtu siç ka bërë të ditur kryefinancierja Denaj, FMN është bërë pjesë edhe e diskutimeve për projektligjin e Korporatës së Investimeve Shqiptare. Në fund të misionit, FMN pritet të dalë me një deklaratë zyrtare. (A2 Televizion)