Gjika: Produktiviteti i grave shqiptare në fason, jo i duhur. Nga 8 orë, punojnë 4”

Nga A2 CNN
2 Maj 2019, 00:49 | Ekonomi
Gjika: Produktiviteti i grave shqiptare në fason, jo i duhur. Nga 8

Në fund të diskutimit mbi kushtet e punës në fasoneritë e vendit, Gjergj Gjika, kryetari i Dhomës së Fasonistëve, lësho edhe një akuzë të veçantë, dhe që mund të krijojë polemika.  

Sipas tij, një nga problematikat në fushën e fasonerisë në Shqipëri ka të bëj edhe me një mungesë të theksuar të produktivitetit, në të gjitha fushat ekonomike por në veçanti në pjesën e fasonerisë, edhe duke marrësi shembull vendet e tjera të rajonit, që gjithsesi nuk kanë kushte më të mira.

https://a2news.com/2019/05/01/fasonet-gjika-une-i-mbroj-nuk-behen-para-dhe-te-del-qumeshti-i-nenes-prandaj-politikanet-nuk-e-duan/

Sipas Gjikës,  “produktiviteti i grave shqiptare nuk është i duhur. Kanë kontratë për 8 ore në ditë, por punojnë 4 orë me rendiment”.

Fjalinë e ashpër ai e justifikon me faktin që “duhet të bëjnë kurse, trajnime” në mënyrë që të marrin profesionalitet, dhe bën një shembull futbollistik.  “Janë si disa futbollistë amatorë tanët,  që kanë talent por nuk trajnohen dhe nuk mund të shkojnë kurrë te Reali”.

Sipas tij, mungojnë profesionistët dhe tashmë “pjesa më punëtore e vendit ka ikur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos