All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

23-vjetori i Epopesë së UÇK, evente përkujtimore në Kosovë, nderohet familja Jashari

Nga A2 CNN
5 Mars 2021, 07:07 | Kosova
23-vjetori i Epopesë së UÇK, evente përkujtimore në
All - Paragraf - 1

23-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përkujtohet me aktivitete të ndryshme. Parada ushtarake e Forcave te Sigurisë bëri bashkë ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

Ata përkujtuan komandantin legjendar, Adem Jasharin, dhe kontributin që dha familja e tij për lirinë e Kosovës. Osmani në fjalën e saj vlerësoi rezistencën e vitit 1998, teksa tha se ndër synimet mbetet anëtarësimi në NATO.

All - Paragraf - 3

“Sot 23 vjet më parë në Prekaz familja Jashari luftoi për të mbrojtur familjen, Prekazin dhe gjithë Kosovën, duke dhënë shembullin e rrallë në historinë e një familje që bëri sakrificën më sublime që ne sot të gëzojmë lirinë dhe pavarësinë. Prekazi i Ademit është bërë referencë e lirisë, rast unikal në historinë e re të njerëzimit, kur një familje sakrifikohet për të mirën e përgjithshme, për lirinë e vendit”, tha Osmani.

Prekazi ishte epiqendër e aktiviteteve në përkujtim të 23-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari”, nga ku tha se Kosova forcohet vetëm duke ecur në rrugën e të rënëve për liri.

Edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës bëri homazhe në Prekaz dhe tha se sakrifica për liri nuk ka përfunduar ende. Kompleksin memorial Adem Jashari e vizituan edhe qytetarë të shumtë nga Kosova dhe Shqipëria për të përkujtuar heronjtë, dëshmorët dhe martirët që nuk kursyen jetën e tyre për lirinë e Kosovës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos