
Audrey Glover që drejton misionin e vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR, deklaroi se deri tani procesi po shkon qetë, ndoshta edhe për shkak të motit, theksoi ajo. Glover nuk pranoi të flasë për çështje apo problematika të veçanta, duke nënvizuar se preferon të presë që të mblidhet i gjithë informacioni nga grupet e shpërndara në terren.
“Kemi mbi 200 vëzhgues ndërkombëtarë. Ne do të vëzhgojmë të gjithë procesin deri në fund të tij dhe pastaj do të bëjmë vlerësimin përkatës. Deri tani, situata është e qetë ndoshta edhe për shkak të motit. Kemi vëzhguar procesin edhe para ditës së zgjedhjeve, ka ende pyetje pa përgjigje edhe në lidhje me procedurat dhe do të presin përfundimet e procesit për të bërë vlerësimet përfundimtare. Dhe procedurat e djeshme të shpërndarjes së materialeve janë pjesë e raportit tonë”. (A2 Televizion)