Jeta ushtarake, në kohë paqe dhe aq më shumë në kohët emisionesh të shumta ndërkombëtare, nuk është e thjeshtë për një efektiv të forcave të armatosura, dhe kjo nuk bën përjashtim edhe për ushtrinë më të madhe dhe fuqishme në botë, atë amerikane.
Por një raportim i përdyjavshmes “Rolling Stone” solli në pah një histori shqetësuese për forcat amerikane dhe jetën brenda bazave ushtarake, që ka detyruar shumë prej tyre të marrin vendime dramatike.
Sipas raportit, në Shtetet e Bashkuara në 5 vitet e fundit ka patur më shumë se 320 vdekje në brenda vendit, vetëm shkak të mbidozës.








Një pjesë e mirë e këtyre vdekjeve, disa prej tyre misterioze, kanë ndodhur në një prej bazave më të njohura por edhe më sekrete të ushtrisë së Uashingtonit.
Bëhet fjalë për Fort Bragg, selia operative e të ashtuquajturave “Bereta Jeshile”, forcat speciale të ushtrisë, si dhe selia e Komandës së Përbashkët së Operacioneve Speciale, nga ku janë planifikuar të gjithë misionet më të rrezikshme dhe sekrete të vendosura nga Pentagoni.
Por kjo bazë në Karolinën e Veriut me më shumë se 40 mijë efektivë nga më të përzgjedhurit, ka edhe një rekord negativ. Vetëm në dy vitet e fundit, kanë qenë mbi 100 vdekjet mes ushtarakëve, ku deri në 30 prej tyre shkaktohen nga mbidoza.
Shifra alarmante, që kanë detyruar disa senatorë si ish-kandidatja për presidente Elisabeth Warren që t’i dërgojnë një letër Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Warren për të dhënë statistika të sakta.
Shkaku nuk ka të bëj shumë me stërvitjet intensive dhe disiplinën e rreptë, por me atë që ekspertët e fushës quajnë “moral injury”, pra ato plaga morale që shkaktohen veçanërisht tek veteranët që kanë shumë misione luftarake mbi shpatulla, burim i pashtershëm ndjenjash faji, turpi, dhe veçanërisht zemërim”. Shumë prej tyre nuk kërkojnë ndihmë tek specialistët, por tentojnë të kurohen me përdorimin e lëndëve narkotike të forta, me pasoja vdekjeprurëse. (A2 Televizion)