Mjekët ngrenë alarmin, pandemia shtoi rastet e sëmundjeve neurologjike

Nga A2 CNN
22 Korrik 2022, 16:17 | Aktualitet
Mjekët ngrenë alarmin, pandemia shtoi rastet e sëmundjeve

Pandemia e Covid-19 nuk rriti vetëm numrin e shtrimit të pacientëve të infektuar, por edhe të atyre që shfaqën nevojë përkujdes shëndetësor pasi u shëruan. Sëmundjet neurologjike të lidhura me trurin, po klasifikohen në sëmundjet më shqetësuese për nga numri i të prekurve por edhe fatalitetet.

“Janë sëmundje që renditet të dytat, të tretat, për nga shpeshtësia apo vdekshmëria”, thotë për A2 CNN Entela Basha, mjeke neurologe.

Shqetësues për mjeket neurologë është fakti se këto sëmundje janë sëmundje të moshës së tretë, pro që nuk po kursejnë as moshat e reja së fundmi. Në ditën botërore dedikuar sëmundjeve të trurit, mjekët këshillojnë qytetarët që të tregojnë kujdes për çdo shqetësim që kanë, stilin e jetesës dhe të shmangin vetëmjekimin në shtëpi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos