Presidenti Ilir Meta vlerësoi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” kompozitorin e mirënjohur shqiptar, Vladimir Kotani. Vladimir Kotani është një nga kompozitorët më të shquar të vendit. Mbi 1500 këngë shqiptare të muzikës së lehtë mbajnë firmën e tij. Në memorien tonë, emri i kompozitorit të mirënjohur Vladimir Kotani është i lidhur ngushtësisht me festivalet e këngës të fund vitit në Radio Televizion. Presidenti Meta këtë pranverë ka vlerësuar edhe një tjetër personalitet, një kontribut të madh në fushën e botimeve, një nga ata që jetën ia ka dedikuar letërsisë. (A2 Televizion)
''Mjeshtër i madh'' përmes artit
