Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, debatuan mbi TVSH-në.
Sipas Telitit, kjo do të sjellë kosto shtesë për konsumatorin, ndërsa Ekonomi mendon se “në qendër të vëmendjes është vendosur familja”.
Debati i zhvilluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:
Teliti: Aritmetika ekonomike është e panegociueshme. Pragu i TVSH-së është kosto shtesë.
Ekonomi: Do ta shikojmë atë gjë.
Teliti: Çdo taksë ka koston e vet.
Ekonomi: Ai 6% ul çmimet me gati 12%.
Teliti: Teoria dhe praktika ekonomike thotë që kjo do të rrisë kostot, ju thoni “do ta shohim”. këtu po vjen gjëma, në thonjëza. Është kosto shtesë.
Ekonomi: Nuk po vjen gjëma. Po lexohen buxhetet e familjeve.
Teliti: Po nga do vijnë këto para shtesë?
Ekonomi: Unë nuk e quaj gjëmë, por e quaj që familja është në qendër të vëmendjes.
Teliti: Po nga do vijnë paratë shtesë që do marrë qeveria nëse nuk do kushtojnë gjërat më shumë për qytetarët
Ekonomi: E hape bisedën duke thënë që në çdo vend të botës shteti funksionon mbi taksa. Mbi taksa pra.
Teliti: Por, taksa duhet të jetë e drejtë, proporcionale dhe kjo nuk është proporcionale. Sepse sallata ku do shkoni ju për Asamblenë do e paguani me 10%, kurse shqiptari sallatën do ta marrë me 21% nga 1 janari. Sot e merr me 20% dhe kjo nuk është e drejtë. Se nuk më intereson mua pensioni as i ministrave, as i deputetëve, as i kryeministrit. Më intereson pensioni i qytetarit të thjeshtë dhe pensioni i qytetarit të thjeshtë sot është mesatarisht 198 000 mijë lekë (të vjetra).
(A2 Televizion)