Modelët akuzojnë stilistin e famshëm për sulme seksuale dhe abuzime

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 10:28 | Showbiz
Modelët akuzojnë stilistin e famshëm për sulme seksuale dhe

Stilisti amerikan, Alexander Wang, po akuzohet nga djem të ndryshëm, kryesisht modelë, për sulme të vazhdueshme seksuale ndaj tyre.

Personat që pretendojnë se janë abuzuar prej tij, kanë treguar me detaje të hollësishme historitë e tyre në TikTok, Instagram dhe Twitter.

Mes akuzave ka pretendime se Wang i drogon dhe i detyron të dehen në festa ose që detyron personat transgjinor të ekspozojnë organet gjenitale.

I pari që foli publikisht kundër tij ishte modeli Owen Mooney. Ai tregoi se Wang e kishte prekur atë pa dëshirën e tij, në një klub nate në vitin 2017, në Nju-Jork.

Stilisti i famshëm dhe kompania e tij ende nuk kanë komentuar mbi këtë çështje, e cila "ka pushtuar" rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos