Moderatores i bie të fikët, ndërpritet debati Truss-Sunak

Nga A2 CNN
26 Korrik 2022, 23:02 | Bota
Moderatores i bie të fikët, ndërpritet debati Truss-Sunak

Debati i fundit midis Rishi Sunak dhe Liz Truss, dy kandidatëve për kryeministër në Mbretërinë e Bashkuar, është anuluar, pasi prezantueses i ra të fikët në transmetim.

Debati i Sun dhe TalkTV, i organizuar nga gazetarja Kate McCann, u ndal papritur në gjysmë. TalkTV tha se McCann ishte “mirë”, por kanalit i ishte dhënë këshilla mjekësore që të mos vazhdonte.

Para se të ndalohej, debati i fundit televiziv midis dy kandidatëve kishte mbuluar taksat, gjendjen e sistemit shëndetësor dhe rritjen e kostove të jetesës. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=_sWoxdNgGNI
https://a2news.com/2022/07/26/gara-per-kryeministrin-ne-britani-perballja-e-pare-televizive-perfundon-barazim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos