Moderna nis studimet, vaksinat anti-covid edhe për fëmijët

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 16:50 | Bota
Moderna nis studimet, vaksinat anti-covid edhe për fëmijët

Moderna ka nisur testimin e vaksinës së saj anti-covid edhe tek fëmijët nga 6 muaj deri në 12 vjeç. Njoftimi erdhi nga vetë kompania amerikane. Në studim do të shqyrtohet siguria dhe efektshmëria e imunizimit me dy doza të dhëna me një hapësirë kohore prej 28 ditëve.

Në të do të përfshihen 6750 fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Vaksina e Modernas është aprovuar nga rregullatori amerikan për përdorim për qytetarët e moshës 18 vjeç e sipër.

Ndërsa që prej dhjetorit, kompania nisi dhe një testim tek adoleshentët nga 12 deri në 18 vjeç. Studimi I fundit po zhvillohet në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Amerikan të Alergjive dhe Infeksioneve si dhe me Autoritetet e Zhvillimit dhe të Kërkimeve të Avancuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos