Princi Philip lë spitalin pas një muaji i shtruar

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 12:00 | Bota
Princi Philip lë spitalin pas një muaji i shtruar

Duka i Edinburgut është larguar nga spitali në qendër të Londrës pas një muaji nën kujdesin e stafit mjekësor. 99-vjeçari Princi Philip, u shtrua në spitalin e Mbretit Edward VII në Marylebone më 16 shkurt pasi ishte ndjerë keq.

Ai më vonë iu nënshtrua një ndërhyrjeje të suksesshme në zemër në një spital tjetër të Londrës - Shën Bartholomeut. Ky ishte qëndrimi më i gjatë i dukës në spital, prej 28-ditësh.

Arsyeja e saktë e pranimit të tij fillestar nuk u bë e ditur, por Pallati Buckingham tha në atë kohë se nuk kishte lidhje me koronavirusin.

Princi Philip dhe Mbretëresha kanë kaluar pjesën më të madhe të bllokimit në Angli duke jetuar në Kështjellën Windsor me një grup të vogël të stafit shtëpiak.

Çifti, i cili është martuar para 73 vjetësh, mori dozat e para të vaksinës kundër Covid-19 në janar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos