All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Momente dramatike, avioni futet mes stuhisë, goditet nga breshri

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 10:12 | Bota
All - Paragraf - 1

Pasagjerët, që po fluturonin me kompaninë “LATAM Airlines Paraguay”, janë përballur me momente tmerri në ajër pasi u futën në një stuhi të tmerrshme, me rrufe dhe breshër.

Avioni, një AirBus A320, i cili po fluturonte në Asunción nga Santiago de Kili, pësoi dëmtime të mëdha në pjesën e përparme të tij, ndërsa edhe xhami pësoi të krisura.

All - Paragraf - 3

Në internet janë bërë virale video të kapura nga pasagjerët e tmerruar në bordin e avionin në errësirë të plotë, ku të vetmet drita ishin ato që dukeshin nga rrufetë në dritaret e avionit, ndërsa dëgjohej zhurma e frikshme e breshrit. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos