Momenti i sikletshëm, e ftuara pret tortën e çiftit: Kujtova se e harruan

Nga A2 CNN
22 Gusht 2022, 08:12 | Lifestyle

Një video epike është filmuar në një dasmë, ku një prej të ftuarave çohet dhe pret një copë nga torta e çiftit, pasi mendoi se kishin harruar ta shërbenin.

Vajza e quajtur Hailey shihet në video, teksa me vetëbesim fillon të presë dhe të hajë një prej simboleve kryesore të ceremonisë martesore të një çifti.

“E urrej veten. I kërkoj falje nuses dhe dhëndrit”, shkruan Hailey për videon që është parë miliona herë në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos