Me mijëra qytetarë rusë kanë vërshuar në rrugën e qyteteve më të rëndësishme të Rusisë, duke protestuar kundër pushtimit të Ukrainës.
Në Shën Petersburg, Policia ka ndërhyrë menjëherë sapo protestuesit u mblodhën duke i shpërndarë ata.
Videoja tronditëse tregon tetë oficerë që hyjnë për të arrestuar një pensioniste të quajtur Yelena Osipova, ndërsa të tjerët në turmë, u bërtasin oficerëve që të ndalojnë.
Osipova, e cila është e mbijetuar e rrethimit të Leningradit nga nazistët, që nga koha kur u riemërua në Shën Petersburg, mbante një pankartë ku shkruhej: "Ushtar, hidhe armën dhe do të jesh një hero i vërtetë!"
Goditja e dhunshme ndaj disidencës në Rusinë e Putinit ka qenë pa dallim, me të moshuarit dhe fëmijët në mesin e atyre që janë arrestuar dhe janë marrë nga policia.
Gjatë përplasjeve, policia arrestoi 350 protestues. Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, që nga fillimi i protestave janë arrestuar mbi 7600 persona. (A2 Televizion)