Mediat turke kanë publikuar pamjet e shembjes së një godinë 4-katëshe në Malatya, e cila shërbente si një qendër tregtare.
Godina është shembur fill pas tërmetit që ra mesditën e sotme në Turqi, rreth orës 12:04 me orën lokale, tërmet i cili kapi magnitudën 5.6.
Në pamjet e publikuara nga mediat turke shihet se si godina shembet në vetëm disa sekonda, ndërsa qytetarët kanë filmuar gjithçka.
Nga tërmeti i sotëm janë shkatërruar 29 objekte, ndërsa janë plagosur edhe disa persona. (A2 Televizion)