Tifozët e Tiranës dhe Partizanit përplasen para ndeshjes!

Nga Dea Kozma
12 Tetor 2026, 11:49 | Futboll

Derbi i kryeqytetit nuk prodhoi vetëm emocione në fushën e lojës, por edhe tensione jashtë stadiumit. Përpara sfidës mes Partizanit dhe Tiranës, tifozë të dy skuadrave u përfshinë në përplasje pranë stadiumit “Arena Kombëtare”, duke e nisur ditën e futbollit me skena aspak të këndshme.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat, gjatë incidentit u përdorën edhe flakadanë, të cilët u hodhën në drejtim të tifozëve kundërshtarë. Situata kërkoi ndërhyrjen e Policisë, e cila bëri të mundur normalizimin e saj.

Por tensionet nuk u ndalën me kaq. Pak para nisjes së takimit, pati edhe përplasje mes disa tifozëve dhe efektivëve të Policisë pranë hyrjeve të stadiumit. Madje siç raportohet disa persona u shoqëruan nga uniformat blu.

Një situatë që rikthen në vëmendje problemin e përsëritur të incidenteve që shoqërojnë ndeshjet me rivalitet të lartë në futbollin shqiptar. Derbi duhet të jetë festë e futbollit, rivalitet në tribuna dhe emocione në fushë, por jo përplasje që rrezikojnë sigurinë e tifozëve dhe qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos