4 gjyqe të humbura me ish-lojtarë, Tirana feston, por mbetet me merkato të bllokuar

Nga Dea Kozma
12 Tetor 2026, 11:45 | Futboll

Problemet jashtë fushës nuk e ndalojnë Tiranën në ndeshjen më të rëndësishme të kryeqytetit. Pavarësisht bllokimit të merkatos nga FIFA, bardheblutë arritën të bëjnë detyrën në fushë, duke mposhtur Partizanin me rezultatin 3-1.

Në një sezon ku çdo pikë ka rëndësi, Tirana kishte përpara jo vetëm rivalin historik, por edhe sfidën për të dëshmuar se mund të konkurrojë pavarësisht vështirësive në ndërtimin e skuadrës. Bllokimi i merkatos mbetet një problem për klubin, por në derbi skuadra dha një përgjigje sportive. Në një përballje ku presioni ishte i madh, bardheblutë treguan se mund të reagojnë edhe në kushte të vështira.

Kryeqytetasve i është bllokuar sërish në merkato nga FIFA, për 4 gjyqe të humbura me ish-lojtarë të larguar pa respektuar rregulloret. Mbetet për t’u parë nëse pas fitores në derbi, diçka do të ndryshojë në kampin bardheblu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos