Monitorimi i zgjedhjeve, vëzhguesit e ENEMO, 2 muaj në Shqipëri për të ndjekur procesin

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 17:17 | Politikë
Monitorimi i zgjedhjeve, vëzhguesit e ENEMO, 2 muaj në Shqipëri

Pjesë e misioneve vëzhguese për zgjedhjet e 25 prillit do të jetë edhe ENEMO, Rrjeti Evropian i Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve.

Kreu i këtij ekipi, Gianluca Passarelli tregoi pikat kryesore ku do fokusohet procesi i monitorimit: “ENEMO do të vëzhgojë, vlerësojë dhe raportojë mbi gjetjet kryesore në lidhje me monitorimin e procesit të përgjithshëm zgjedhor, duke përfshirë respektimin e të drejtave demokratike të njeriut, por edhe sjelljen e organeve të menaxhimit të zgjedhjeve, fushatën nga partitë politike dhe financimin e fushatës, barazinë gjinore dhe të drejtat e pakicave kombëtare”. 

Zv/shefi i misionit, Pierre Peytier, u shpreh se monitorimi nuk përfundon pas ditës së zgjedhjeve: “Misioni do të qëndrojë për një periudhë 2-mujore për të ndjekur përgatitjet për organizimin e deri në ditën e zgjedhjeve. Ekipi ynë do të qëndrojë edhe pas zgjedhjeve në mënyrë që të ndiqet i gjithë procesi, deri në shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve”. 

Rrjeti ENENO është aktivizuar edhe më parë në Shqipëri, ku ka vëzhguar zgjedhjet e vitit 2005.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos