Monumenti i Kulturës: Sarajet, banesa që rrëfen si jetonin feudalët e shekullit XIX

Nga A2 CNN
17 Gusht 2021, 13:45 | Aktualitet
Monumenti i Kulturës: Sarajet, banesa që rrëfen si jetonin

Sarajet janë ndërtuar rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara me dekoracione të ndryshme.

Sarajet përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës. Banesa dy katëshe, e ndërtuar nga mjeshtrit dibranë, është vendosur mbi një parcelë të rrafshët me orientim nga jug-lindja, duke i drejtuar diellit pamjen kryesore. Ajo paraqet interes nga ana ndërtimore, si për kompozimin funksional, trajtimin arkitektonik-dekorativ, ashtu dhe të lidhjes së saj në një ansambël të vetëm me ndërtimet përreth. Sarajet e Selim Pashë Toptanit njihen me emrin e dhëndrit të tij Servet Bej Libohovës dhe janë Monument Kulture nën mbrojtjen e shtetit.

Sarajet janë shpallur monument kulture i kategorisë së parë shpallur me nr. vendimi v. 1883 datë 10/06/1973. Banesa ka një sipërfaqe rreth 354 m2 dhe lartësia arrin deri në 12 m. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos