Mori 100 vota kundër, Meta: Presidenti i zgjedhur nga një Parlament legjitim, jo nga ky

Nga A2 CNN
14 Qershor 2019, 11:10 | Politikë
Mori 100 vota kundër, Meta: Presidenti i zgjedhur nga një Parlament

Edhe pse mori pjesë në një aktivitet të Kryqit të Kuq në Ditën e Dhurimit të Gjakut, sërish Presidenti Meta nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve të gazetarëve në lidhje me situatën aktuale politike në vend.

Meta dha mendimin e tij në lidhje me votimin e një dite më parë në parlament të rezolutës kundër dekretit për anulimin e zgjedhjeve, rezolutë e cila mori 100 vota.

https://a2news.com/2019/06/13/a-mund-ta-shperndaje-presidenti-kuvendin-gjata-parlamenti-tashme-ka-rene/
https://a2news.com/2019/06/13/rama-nuk-jam-penduar-qe-e-votova-meten-president/

“Presidenti është zgjedhur nga parlamenti, por jo nga ky, por nga një parlament legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon vetëm qytetarëve”, tha Meta.

Sa i përket datës së zgjedhjeve, Presidenti u shpreh: “Po punojmë me shumë qetësi dhe me shumë përgjegjësi për datën e re të zgjedhjeve. Dekreti mund të gjykohet edhe nga gjykata e Skraparit që nuk ekziston, presidenti nuk ndalon asnjë të çmendet. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse vetëm ato lejojnë integrimin e vendit”, tha Presidenti Meta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/06/13/rama-meta-plumb-qorr-per-te-vrare-zgjedhjet/
https://a2news.com/2019/06/13/hajdari-rezoluta-nuk-ka-vlere-presidenti-ne-konflikt-interesi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos