
Një person është vrarë pasditen e sotme në rrugën “Ndue Përleshi” në Prishtinë. Sipas burimeve jozyrtare për Kosova Press mësohet se babai ka vrarë të birin.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje te ndodhur në rrugen "Ndue Perlleshi" në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti. (A2 Televizion)