Mori ryshfet deri në 90 mijë euro për të ndikuar në tendera, lihet në burg 39-vjeçarja

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2022, 11:42 | Aktualitet
Mori ryshfet deri në 90 mijë euro për të ndikuar në

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Viola Sterjon, e cila u arrestua tre ditë më parë pasi akuzohet për mashtrim.

Denoncimin ndaj saj e kanë bërë në Prokurori disa qytetarë nga Korça dhe Pogradeci, të cilëve, Sterjo iu kishte marrë shuma të mëdha parash, duke iu premtuar se do të ndikonte për të përfituar financime nga AZHBR-ja.

“Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, V. S., dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti”.

Policia e Korçës pas arrestimit të Sterjos

Dyshohet se kjo shtetase ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë € deri në 90 mijë €, duke u premtuar se do të ndërhyjë për të fituar projekte publike me vlerë disa miliona euro.

“Gjatë seancës e pandehura mbajti këtë qëndrim. Ajo nuk mohon ekzistencën e marrëdhënies me personat të cilët kanë ngritur kallëzim kundër saj, një marrëdhënie juridike civile , teksa klientja ime ka marrë përsipër përgatitjen e dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin për grande që qeveria shqiptare apo organizata të huaja japin për shtetas shqiptarë që investojnë në fushën e turizmit. Viola Sterjo ka qene e punësuar part - time në disa studio si konsulente ka hyrë në këto marrëdhënie me qytetarët. Ajo ka përgatitur dhjetëra dokumentacione dhe dosje për këto aplikime të cilat nuk janë finalizuar. Kjo ka krijuar dhe lodhjen e qytetarëve të cilët kanë kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve juridiko - civile dhe kthimin e pagesave. Ka pasur marrëdhënie komunikimi me këta qytetarë të cilëve u është komunikuar se ka pasur investime  monetare për përgatitjen e dokumentacioneve. Viola Sterjo nuk ka pranuar kthimin e shumës monetare ndaj këta qytetarë i janë drejtuar prokurorisë. Duhen hetime të thelluara pasi e mbrojtura prej meje jep versione të cilat në rast se verifikohen hedhin poshtë veprën penale të mashtrimit dje mund të kalohet më pas ne një vendim që mund të zgjidhet në gjykatën civile. Ne kemi kërkuar sot që ti jepet mundësia që të grumbullojë gjithë dokumentacionin e nevojshëm që ka pasur. Lënia në burg ia heq këtë mundësi se nuk mund ta sigurojë këtë dokumentacion. Kam insistuar për një masë tjetër, pasi ajo ka treguar bashkëpunim të plotë për të zbardhur marrëdhënien e saj me këta qytetarë. Bëhet fjalë për një grua me 2 fëmijë, e evidentuar me probleme shëndetësore , por gjykata vendosi lënien arrest me burg.” (A2 Televizion)

Reagimi i Nevzat Tarelli, avokati mbrojtës i Viola Sterjos
https://a2news.com/2022/12/28/dyshohet-se-ka-marre-ryshfet-deri-ne-90-mije-euro-per-te-ndikuar-ne-tendera-arrestohet-39-vjecarja-ne-korce/

A2 CNN Livestream

Latest Videos