Mos e bëni vajza! Trendi i rrezikshëm në TikTok që po frymëzohet nga filmi Barbie

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 18:32 | Lifestyle
Mos e bëni vajza! Trendi i rrezikshëm në TikTok që po

Një sfidë e re e TikTok e frymëzuar nga një klip nga filmi Barbie është bërë virale, por mjekët po paralajmërojnë për rreziqe të mëdha. Sfida përfshin riprodhimin e këmbës së Barbie-s shumë të lakuar pasi heq këpucët me taka, një lëvizje që ka fituar popullaritet të madh në platformë.

Megjithatë, profesionistët mjekësorë po ndërhyjnë që ky trend të mos përqafohet nga shumë persona duke listuar rreziqet e mundshme që lidhen me trendin.

Dr. Jodi R. Schoenhaus, një mjek i certifikuar nga bordi në Qendrën e venave të këmbëve theksoi se sfida nuk është pa rrezik. Ai thotë se qëndrimi për periudhat e gjata në atë pozicion mund të çojnë në paqëndrueshmëri të kyçit të këmbës apo ndrydhje të ligamenteve.

Sipas Dr. Schoenhaus , pozicionimi i këmbëve ushtron presion shtesë në pjesën e poshtme të shpinës, duke çuar potencialisht në probleme të muskujve dhe shtyllës kurrizore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos