Pavarësisht masave të deklaruara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen e personelit mjekësor, një video amatore e xhiruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë tregon personelin mjekësor, që me dy autoambulanca dhe pa asnjë veshje mbrojtëse, marrin një person që ka kërkuar ndihmë. Në video dëgjohet zëri i personelit mjekësor që i thonë pacientit të mos prekë asgjë me dorë në ambulancë. (A2 Televizion)
“Mos prek asgjë me dorë”... Në Vlorë, mjekët marrin pacientin pa masa mbrojtëse
