Moska akuza SHBA: Po provokon një konfrontim të hapur mes fuqive bërthamore

Nga A2 CNN
12 Korrik 2022, 16:57 | Bota
Moska akuza SHBA: Po provokon një konfrontim të hapur mes fuqive

Uashingtoni dhe aleatët e tij janë duke u futur në mënyrë të rrezikshme në një konfrontim të hapur ushtarak me Rusinë. Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara.

Sipas saj një përplasje e tillë do të rrezikonte të provokonte një përshkallëzim bërthamor.

“Pas provokimit të një përshkallëzimi të krizës ukrainase dhe lëshimit të një konfrontimi të dhunshëm hibrid me Rusinë, Uashingtoni dhe aleatët e tij janë duke u futur në mënyrë të rrezikshme në prag të një konfrontimi të hapur ushtarak me vendin tonë, që nënkupton një konflikt të armatosur të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore. Është e qartë se një përplasje e tillë do të rrezikonte të provokonte një përshkallëzim bërthamor”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos