
Moska akuzon Kievin për "përdorimin e metodave terroriste" kundër centraleve bërthamore ruse, të cilat mund të "çojnë në një katastrofë bërthamore në shkallë të gjerë" në Evropë.
Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke pohuar se dje trupat ukrainase kanë sulmuar me dron qytetin Kurchatov, në rajonin e Kurskut, me qëllim që të godasin një central bërthamor.
"Ne i kërkojmë IAEA dhe OKB-së të jenë shumë të kujdesshëm dhe të dënojnë sjelljen e papërgjegjshme të Kievit", tha ajo, duke shtuar se qeveria ukrainase "ka marrë rrugën e përdorimit të metodave të terrorizmit bërthamor". (A2 Televizion)