Moska bombardon qytetet kryesore ukrainase, Kievi: Presim një sulm të madh më 24 shkurt

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 10:24 | Bota
Moska bombardon qytetet kryesore ukrainase, Kievi: Presim një sulm të

Nata e djeshme ka rritur edhe më tej tensionin në Ukrainë, si dhe dyshimet se vala e dytë e shumëpërmendur e Moskës po afron gjithmonë e më shumë.

Alarme ajrore kanë përfshirë pothuajse çdo qytet të Ukrainës, edhe ato më larg nga epiqendra e konfliktit, rajonet e Luhanskut dhe Donjeskut.

Shpërthime dhe sulme ndaj infrastrukturave janë regjistruar kudo, nga qyteti më i rëndësishëm i pjesës perëndimore, Lviv, por edhe në zonën qendrore të Poltavës, ndërkohë që alarmi pati edhe në kryeqytetin Kiev, ku disa balona,  të përdorura për spiunazh nga rusët u rrëzuan nga përgjigjja kundërajrore ukrainase.

Ndërkohë, duket se mund të jetë pikërisht 24 shkurti që kujton fillimet e operacioneve ruse në Ukrainë që mund të shënojnë edhe fillimin e valës së dytë të konfliktit. Këtë e pohon edhe Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit Kombëtar për Sigurinë.

Prej javësh, analistët përmes pamjeve satelitorë kanë pikasur një rritje domethënëse të mjeteve ushtarake ruse në kufi me Ukrainën, ndërkohë që numri i ushtarëve të Moskës në fushëbetejë kalon tashmë 360 mijë personat. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/rusia-perparon-ne-lindje-zelensky-na-duhen-arme-urgjentisht-po-luftojme-per-cdo-meter-toke/
https://a2news.com/2023/02/15/balona-spiune-dhe-ne-ukraine-kievi-zyrtar-kemi-rrezuar-gjashte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos