
Momente kaosi janë regjistruar ditën e mërkurë në Parlamentin Europian kur një grup protestuesish kurdë kanë ndaluar punimet e seancën plenare të radhës.
Rreth 15-20 kurdë ndërprenë punën e PE teksa nisën të bërtisnin në galerinë e vizitorëve me pamje nga salla për lirimin e themeluesit të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, Abdullah Ocalan.
Aktivistët mbanin flamuj me imazhin e Ocalan dhe refuzuan të largoheshin duke detyruar në këtë mënyrë evakuimin e eurodeputetëve.
Një grup deputetësh, përfshirë kryetaren, Roberta Metsola, shkuan për të negociuar me aktivistët që refuzuan të largoheshin dhe kërcënuan se do të hidheshin nga galeria e vizitorëve. (A2 Televizion)