Moska: Do të përpiqemi të largojmë Turqinë nga një operacion ushtarak

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 07:56 | Bota
Moska: Do të përpiqemi të largojmë Turqinë nga një

Rusia po përpiqet të bindë Turqinë të heqë dorë nga operacioni ushtarak kundër militantëve, që sipas saj fshihen në veri të Sirisë.

Sipas të dërguarit special rus për Sirinë, Alexander Lavrentyev, operacioni i shpallur nga autoritetet turke në Siri nuk është i nevojshëm dhe shtoi se Moska nuk do të përballet me ushtrinë e Erdogan.

"Moska nuk do të përplaset me trupat turke dhe ushtrinë kombëtare siriane të kontrolluar nga Ankaraja. Ne nuk kemi njësi luftarake atje. Përgjigjja jonë do të jetë të përpiqemi të bindim turqit se nuk ka nevojë të ndërmarrin këtë hap”, u shpreh Lavrentyev. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos