Kutitë e votimit të 30 qershorit, nuk do të hapen. Mazhoranca në KQZ rrëzoi propozimin e kryetarit Klement Zguri, për hetim të procesverbaleve në të gjitha kutitë e votimit. Sipas Denar Bibës, kjo ishte kërkesë e ardhur nga opozita në celularin e kryetarit.
Mospërputhja e shifrave të rezultateve nga njëri publikim i KQZ me 21.6% në 22.97% të votuesve ditën tjetër, bëri që kryetari Klement Zguri të kërkojë një hetim kryesisht për të zbardhur të vërtetën. Për të mbështetur kërkesën e tij, nevojitej hapja e kutive në të gjithë vendin, çka u prit me kundërshti nga mazhoranca në tryezë.
Për të treguar se ishte i interesuar për të sqaruar situatën, edhe Denar Biba kërkoi një hetim administrativ, por që nuk gjeti dakordësinë e kolegëve që para se ta hidhnin në votim.
Debati mes anëtarëve të KQZ
Zguri: KQZ, kryesisht do nis hetimin administrativ, duke kërkuar procesverbalet e mbylljes të QV dhe listat ku kanë votuar, për çdo zonë zgjedhore.
Denar Biba: Për të gjitha Qendrat e Votimit?
Klement Zguri: Për çdo zonë zgjedhore.
Denar Biba: Gjithë Shqipëria të numërohet në KQZ?
Klement Zguri: Jo të numërohet, nuk thashë të numërohet, thashë procesverbalet.
Denar Biba: Ky nuk ishte një propozim i hedhur në erë. Kjo është hedhja në erë e gjithë procesit zgjedhor.
Klement Zguri: Ti nuk hidhesh në erë mos u bëj merak.
Denar Biba: Mua nuk ka perëndi të më hedhë në erë, jo më ti po..
Zguri: Po kush e ve në dyshim!
Denar Biba: Të fala Gaz Bardhit! (A2 Televizion)