Mosrimbursimi i TVSH, FMN: Për të realizuar buxhetin

Nga A2 CNN
3 Prill 2019, 17:00 | Ekonomi
Mosrimbursimi i TVSH, FMN: Për të realizuar buxhetin

Qeveria po përdor mosrimbursimin e TVSH-së si një mjet për të realizuar planin e buxhetit. Deklarata vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një raport që analizon ecurinë e reformës në tatime.

“Vonesat e rimbursimit nuk vijnë më për shkak të vështirësive teknike të administratës tatimore, por lidhen me parashikimet tepër optimiste të qeverisë për të ardhurat. Përgjatë viteve, kur të ardhurat bien larg parashikimeve, hendeku në buxhet financohet plotësisht ose pjesërisht përmes ‘kredive’ nga taksapaguesit, duke u vonuar rimbursimet e tyre legjitime të TVSH-së”, deklaron FMN.

Në fund të Tetorit 2018, vlera e detyrimeve të prapambetura arrin në 14.4 miliardë lekë, ku preken 246 taksapagues, kryesisht biznese eksportuese. Për tre debitorët më të mëdhenj, midis tyre edhe gazsjellësi TAP me mbi 7.3 miliardë lekë detyrime të pashlyera nga qeveria, pagesa do të bëhet me këste.

Për pjesën tjetër të bizneseve, pagesat do të bëhet në bazë të datës kur iu është aprovuar rimbursimi i TVSH-së. Por FMN deklaron se do të duhet një kohë e gjatë përpara se të gjitha këto detyrime të shlyhen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos