
Rritja e pensioneve në masën 2,8 përqind nga qeveria nga data 1 prill e këtij viti, duket se nuk do të ketë asnjë impakt në jetën e pensionistëve.
Këta të fundit në qytetin e Kukësit shprehen se rritja është e papërfillshme, në krahasim me rritjen e çmimeve dhe shërbimeve të tjera që janë të detyruar të paguajnë.
Por ka edhe nga ata pensionistë, që falenderojnë për sado pak që marrin.
Qyteti i Kukësit është vlerësuar nga më të varfrit jo vetëm në vend, por edhe në rajon, pasi ka një shkallë të lartë të papunësisë dhe nivel të ulët të të ardhurave për frymë. (A2 Televizion)