
Në prag të zgjedhjeve vendore, Bashkia e Tiranës ka vendosur të rihapë garën për ndërtimin me PPP të katër shkollave në zonën Tirana 4.
Mbi një vit më parë, ky tender kishte dështuar, ndërsa tashmë procedura rikthehet me një vlerë më të lartë, prej 1.73 miliardë lekësh, krahasuar me fondin limit të mëparshëm prej 1.4 miliardë lekësh.
Projekti parashikon ndërtimin e dy shkollave 9-vjeçare dhe dy gjimnazeve në zonën e “5 Majit”, Drejtorisë së Higjienës dhe në Njësinë Administrative Dajt, pranë rrugës “Sotic Caci”.
Operatori fitues do të ndërtojë këto godina me fondet e tij, dhe do të jetë përgjegjës për administrimin e tyre derisa Bashkia dhe Ministria e Arsimit të paguajnë gradualisht vlerën e koncesionit. (A2 Televizion)