
U cilësua si një bombë uji, stuhia që goditi Romën të dielën. Përmbytje të rrezikshme e bllokime rrugësh u shënuan në disa zona të kryeqytetit, ndërsa erërat e forta rrëzuan pemët.
Situata në Romë dhe Lazio u përkeqësua gjatë pasdites, kur niveli i detit u rrit dhe shkulmet e erës u intensifikuan.
Nënkalimet u zhytën në ujë , ndërsa zjarrfikësve ju desh t’iu përgjigjeshin qindra thirrjeve për ndihmë. Dhjetëra automjete mbetën të bllokuara në rrugët e përmbytura. (A2 Televizion)