Moti i keq, përmbytet baxhoja në Novoselë, pronari akuza drejtuar autoriteteve lokale

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 11:01 | Aktualitet
Moti i keq, përmbytet baxhoja në Novoselë, pronari akuza drejtuar

Dhimo Gucaj është pronar i një baxho në Fitore të Novoselës. Ai tregon se baxhoja e tij u përmbyt pasi nuk mori masa, sepse e neglizhoi situatën si rrjedhojë e njoftimeve të Bashkisë Vlorë se nuk ka prurje dhe situata është e qetë.

Gucaj tregon se si është lajmëruar në orën 21:00 të mbrëmjes për prurjet e lumit, por pa mundur të marrë masa. Si pasojë, është përmbytur kati i parë i baxhos duke djegur disa prej motorëve të pajisjeve.

Baxho e tij është përmbytur dhe në vitin 2015 dhe Gucaj rrëfen se nga përmbytjet e asaj kohë nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim sado që dëmi tek ai ishte 400 milion lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos