
Të paktën 30 persona kane humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në juglindje të Brazilit. 2600 persona raportohen të evakuara nga banesat e tyre ndërkohë që mediat lokale flasin për rëndim të bilancit të viktimave pasi të dalin në pah të gjitha detajet.
Autoritetet njoftuan se zona më e prekur është ajo e Minas Gerais ku reshjet nuk ndalen prej 48 orësh. Si pasojë e tyre ka pasur përmbytje dhe rrëshqitje dherash.
Guvernatori i rajonit, Romeu Zema vizitoi nga afër të prekurit dhe u premtoi vlerësimin e drejtë të dëmeve. (A2 Televizion)