Tensionet SHBA-Iran, Trump: Sanksionet nuk hiqen

Nga A2 CNN
26 Janar 2020, 17:29 | Bota

Amerika nuk ka ndërmend t’i heqë sanksionet ndaj Iranit. kjo ishte deklarata e fundit e presidentit Donald Trump në rrjetet sociale si një përgjigje ndaj kushtit të ministrit të Jashtëm iranian Mohammad Zarif përcjellë nëpërmjet një interviste për gjermanen Der Spiegel.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Zarif

Zarif tha se Irani është i gatshëm të ulet në bisedime me Amerikën për sa i takon konfliktit mes palëve por kjo arrihet vetëm me heqjen e sanksioneve ndaj vendit të tij.

https://a2news.com/2020/01/07/13-skenare-hakmarrjeje-irani-do-te-krijojme-makth-historik-per-shba-ne/

Përgjigja e Trump ishte konkrete dhe erdhi në dy gjuhë,  çka solli reagimin e Zarif po nëpërmjet rrjeteve sociale, ku i kërkon Trumpit që vendimet e tij mbi politikën e jashtme t’i bazojë në fakte konkrete dhe jo i nxitur nga titujt e mediave amerikane apo përkthimet e gabuara.

https://a2news.com/2020/01/05/vrasja-e-gjeneralit-iranian-pershkallezohen-tensionet-mes-shba-dhe-iranit/

Tensionet mes vendeve kulmuan me vrasjen e gjeneralit Kasem Soleimani nga ana e forcave amerikane më 3 janar të këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos