Motoçikleta përplaset me kamionçinën, 2 të plagosur në Elbasan

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 18:10 | Kronikë
Motoçikleta përplaset me kamionçinën, 2 të plagosur

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur pasditen e së martës në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë.

Policia bën të ditur se mjeti tip kamionçinë me drejtues shtetasin F.M., 52 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.S., 52 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë është plagosur vetë drejtuesi i motoçikletës dhe shtetasja L.S., pasagjere në motoçikletë, të cilët janë dërguar në spital, nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos