Zjarr masiv në një zonë pyjore në Devoll

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 17:06 | Kronikë
Zjarr masiv në një zonë pyjore në Devoll

Një zjarr masiv ka rënë në një zonë pyjore në Çardhak të Devollit rreth orës 14:30 të së martës.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro është shprehur se zjarri ka djegur një sipërfaqe më të madhe se 2 hektarë, me bredh dhe ah.

Duro thekson se është e pamundur të ndërhyhet me forca zjarrfikëse pasi nuk ka rrugë. Janë dërguar vetëm forca njerëzore për të izoluar flakët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos