
Ashtu si Formula 1 anuloi Çmimin e Madh të Kinës të parashikuar për në prill, edhe MotoGP ka vendosur që të mos e zhvillojë Çmimin e Madh të Katarit dhe atë të Tajlandës, që ishin programuar për t’u zhvilluar në 8 dhe 22 mars, nga frika e koronavirusit.
Kështu, MotoGP duket se do të nisë në Austin të SHBA-së, në 5 prill.
Kjo gjë favorizon kampionin në fuqi Marc Marquez, i cili do të ketë një muaj më shumë kohë për t’u rekuperuar nga shpatulla që ka operuar dhe që e ka penguar të zhvillojë normalisht testet parasezonale. (A2 Televizion)