
Një aksident me pasojë një person të vdekur ka ndodhur rreth orës 10:25 të së martës në zonën e Brrylit në Tiranë.
Policia bën të ditur se motori i drejtuar nga shtetasi B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 88-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. (A2 Televizion)